Deshmi

Deshmi

Dëshmi nga pjesëmarrësit – Faza e 1-rë e trajnimeve


Dario Rexhollari

Është ideja që ne mund ta provojmë live në formën e lojës atë që ndodh shpesh në jetën e përditshme në biznes dhe kjo gjë në njëfarë mënyre të stimulon, influencon, të përgatit, për tregun, dhe mënyra se si do të menaxhosh të gjithë këtë gjë.

Stiv Shyti

Kjo është një risi për të gjithë të rinjtë se mund të shpalosin dhe mund të thonë idetë e tyre. Ushtrimet na mësojnë të shohim jashtë kornizës, si dhe na mëson të bashkëpunojmë me të tjerët. Mua më janë dukur interesante edhe efektive.

Keti Gjipali

Në IDEA morëm pjesë sepse kemi nevojë për më shumë njohuri dhe kontakte, networking, lidhje me tregun, si unë, ashtu edhe kolegia ime.

Dhe kjo qe një mundësi shumë e mirë dhe qëllimi ynë final është që të rrisim kapacitetet e kompanisë.

Vjola Thoma

Është jashtë pritshmërive te mia, sepse jo vetëm që network-u është shumë, shumë i mirë, por edhe

mentorët dhe metodologjia është shumë, shumë e mirë.

Ana Sheraj

E veçanta e këtij projekti është komunikimi me trajnerët dhe mënyra e punimit  në grup.

 

Albano Memaj

Në projektin IDEA e gjej veten shumë mirë, pasi më jepet mundësia që të bëj miq të rinj dhe të shkëmbejmë kultura të ndryshme.

Ajna Domi

Është një eksperiencë shumë e mirë, më ka motivuar më shumë dhe më ka nxitur që të eci më përpara dhe të zhvilloj biznesin tim dhe të mos ndaloj.

 

Enxhi Durmishi
Më pëlqen fakti që ka njerëz të mirë dhe ide të mira dhe që më krijon mundësi që të bashkëpunoj me njerëz të ndryshëm.

Nesila Hajdini

Trajnimet kanë qenë interesante dhe shumë frytdhënëse është network-u që ti krijon këtu me pjesëmarrësit, me kultura të ndryshme dhe ide të ndryshme, të cilat të frymëzojnë dhe në të njëjtën kohë të bëjnë të hapësh sytë në diapazone të ndryshme.

Imarion Ziraj

Kam goxha kontakte të mira nga kjo eksperiencë që jam duke i përdorur tani, megjithëse më  motivon eksperienca më shumë se sa certifikata. Më motivon gjithçka  kam mësuar e kam dëgjuar këtu. Më kanë motivuar disa persona që kanë ardhur aty dhe kanë thënë disa gjëra që unë i mendoja.

Ornela Memushi

Jam vërtet shumë e emocionuar që në momentin kur më erdhi emaili  “Ju jeni përzgjedhur. Urime!” ishte një ditë shumë e gëzuar.

 

 

Dëshmi nga Fituesit

 

Erika Meminaj

Pjesëmarrja në IDEA ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë por i mbushur me sfida dhe emocione. Çdo gjë ka pasur një vlerë të madhe në njohuritë që kemi marrë dhe do të na shërbejë në çdo hap gjatë zbatimit të tyre.

 

Jorgo Caca

Nuk e kisha imagjinuar që hartimi i një plani biznesi do të ishte një proces kaq konkret nëpërmjet trajnimeve interesante dhe praktike. Sfida IDEA më bindi për të kundërtën. Ndihem krenar dhe i motivuar për ta vënë në jetë projektin. IDEA të jep një shtysë të madhe për të vënë në jetë idenë që ke.

Rinalda Lika

IDEA ka qenë një mundësi unike ku me anë të trajnimeve interaktive me plot zbavitje, argëtim, gjallëri dhe emocion kam rritur kapacitetet e mia për të garuar duke gjeneruar kështu idenë e biznesit për ta kthyer në një plan biznesi konkret.

Me anë të trajnimeve, mentorimit e këshillimit unë arrita të kaloja disa faza përzgjedhjeje dhe mbi të gjitha një privilegj që u vlerësova si një ndër 5-fituesit.

falë IDEA-s theva tabutë që fatkeqësisht ende ekzistojnë për një femër që të mundë të ecë përpara. Po ashtu arrita të promovoj sa më shumë bukuritë në Pukë. Besoj se do të jem një shembull për të gjithë ata të rinj që jetojnë në zonat rurale ku sfidat dhe vështirësitë në tregun e punës i kanë bërë të pashpresë duke synuar largimin sa më parë nga Shqipëria. Le të jetë për ta një dëshmi sesi mundesh t’ia dalësh dhe në një vend ku mundësitë që të jepen janë krejt minimale.

Me pak fjalë IDEA, është një shkollë në vete për të gjithë ata që idetë e tyre për biznesit nuk duan t’i mbajnë në mendje por duan t’i vendosin në jetë dhe të tregojnë se mund t’ia dalin.

Genta Ahmeti

Nuk është pak që me idenë tënde t’ia dalësh mes shumë konkurentëve dhe të arrish të fitosh. Është vërtet një gjë e veçantë kur shikon që ideja dhe gjithë puna që ti bën për ta çuar atë përpara vlerësohet vërtet. Për mua është stimul që të punoj akoma edhe më shumë për idenë e biznesit.

IDEA ishte vërtet një eksperiencë e bukur, jo vetëm për trajnimet. Mënyra e organizimit me lojëra-ushtrime të bëjnë të ndihesh si fëmijë dhe argëtohesh por që kanë koncepte të forta biznesi si mesazhe brenda që të bëjnë të mendosh në terma konkrete dhe për jetën reale. Gjithashtu, njohja dhe kontaktet e krijuara në trajnime, komunikimi me trajnerët dhe mentorët ishte vërtet e këndshme. Një mënyrë të mësuari me argëtim që ia vlen ta provosh.

Nesila Hajdini

IDEA ishte me të vërtetë sfiduese në shumë elementë të saj por kapërcimi i këtyre sfidave të kalit kështu cilësitë që duhen përgjatë rrugëtimit të një biznesi dhe kjo mbart një rëndësi të veçantë. IDEA ishte një mundësi shumë e mirë për të parë biznesin në një këndvështrim tjetër por edhe për të zgjeruar network-un duke favorizuar krijimin e bashkëpunimeve të reja për çdo pjesëmarrës.