“Koha juaj është e kufizuar, mos e shpërdoroni duke jetuar jetën e dikut tjetër. Mos u bllokoni nga dogma, që është të jetosh rezultatin e të menduarit të të tjerëve. Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.” Steve Jobs

Programi

Make your IDEA! Make it in Albania!

Një mundësi unike për të rritur aftësite tuaja sipërmarrëse dhe të biznesit!

FAZA I Trajnim për aftësitë bazike sipërmarrëse

Detajet e Programit:

Moduli 1: Koha për të filluar 

  • Aftësitë prezantimi, krijim i ekipit
  • Identifikimi i problemeve, gjenerimi i zgjidhjeve dhe zhvillimi i prototipeve
  • Mjetet dhe rregullat e krijimtarisë, gjenerimi dhe përzgjedhja e idesë
  • Informacion ligjor mbi biznesin
  • Kompetencat sipërmarrëse: personaliteti i sipërmarrësit, vetëbesimi, gjetja e mundësive, marrja e rrezikut të moderuar, vendimmarrja, strukturat e biznesit dhe aspekte ligjore, këmbëngulja, mjetet dhe rregullat e krijimtarisë, gjenerimi dhe përzgjedhja e ideve, marrja e përgjegjësisë, angazhimi në punën në grup.

 

FAZA II Aftësi të Avancuara për Biznesin

Detajet e Programit:

Moduli 2: Bëhu sipërmarrës

  • Lean Canvas – Zgjidhje e problemeve, treguesit kryesorë matës,
  • Aktivitetet kryesore dhe burimet kryesore,
  • Marrëdhëniet me klientët,
  • Aftësitë menaxheriale dhe udhëheqëse, puna në skuadër,
  • Organizimi i biznesit, efektiviteti, menaxhimi i cilësisë,
  • Përgatitja dhe prezantimi i planit të biznesit
  • Pjesa e tregut dhe studimi i tregut, marketingu miks,
  • Inovacioni

  Moduli 3: Gjuetia për para

  • Menaxhimi financiar: shpenzimet, plani financiar dhe investimeve,
  • Pasqyrat financiare: fitimi dhe humbja, rrjedha e parasë, bilanci,
  • Përcaktimi i produktit minimal të qëndrueshëm
  • Financime alternative

FAZA III Takim me mentorin

Detajet e Programit:

Biznesmenë të suksesshëm shqiptarë ose të huaj do të ofrojnë për dy muaj eksperiencën, dijet dhe njohuritë teknike të tyre për të mbështetur dhe fuqizuar pjesëmarrësit e përzgjedhur në një marrëdhënie të veçantë. Mentorimi do të përshtatet bazuar në sfidat dhe nevojat specifike të pjesëmarrësve.

FAZA IV  Panairi i Tregut / Juria Finale

Detajet e Programit:

 

  • Aftësi praktike prezantimi
  • Të bindësh të tjerët për IDEA-n dhe planin tuaj të biznesit

Sipërmarrës në Shqipëri.                  Apliko tek  IDEA.