“Things may come to those who wait, but only the things left by those who hustle.”

Abraham Lincoln

Rreth Nesh

Rreth ProSEED

Sipërmarrja dhe bizneset inovative janë çelësi për rritjen e konkurrueshmërisë në ekonominë globale sot. Ata janë gjeneratorët më të fuqishëm të punësimit dhe të të ardhurave. Gjithsesi, të nisësh dhe të zgjerosh me sukses një sipërmarrje kërkon kompetenca sipërmarrëse dhe aftësi biznesi. Sipërmarrësit e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) shpesh përballen me sfida nga kërkesat për marrjen e financimit ose ekspertizës dhe kjo mund t’i pengojë ata që të fillojnë, inovojnë ose të rritin një biznes.

Programi i bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe zbatohet nga GIZ. Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MFE), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, siç është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Një element kyç i projektit është të kontribuojë në Strategjinë Shqiptare të Zhvillimit të Biznesit dhe të Investimeve 2014-2020 dhe në shtyllën e tij të 2-të për Rritjen SMART: Rritja e Kualifikimit të Fuqisë Punëtore dhe masat e parashikuara për “zhvillimin e programeve të trajnimit dhe moduleve përkatëse për sipërmarrjen”.

Me aktivitetet e tij në lidhje me zhvillimin e sektorit privat, programi ProSEED fokusohet në zhvillimin e sipërmarrjes dhe inovacionit. Objektivi është rritja e aftësive sipërmarrëse midis pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese të cilët dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrueshmërinë potenciale të tyre në tregun vendas dhe global. Grupi i synuar për këtë projekt janë femra dhe meshkuj që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës (janë duke e krijuar biznesin e tyre ose e kanë tashmë një biznes brenda 3 viteve të fundit) dhe planifikojnë të inovojnë dhe investojnë në zgjerimin e biznesit të tyre. Konkursi i Planeve të Biznesit IDEA – i zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me AIDA-n dhe sektorin privat – synon të ngrejë gjithashtu një Rrjet të Mentorëve dhe Engjëjve të Biznesit.

 

Rreth Sfidës IDEA

Sfida IDEA u ofron një mundësi unike 1000 nismave të bizneseve inovative për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë për biznes, t’i ndihmojë të zhvillojnë një numër karakteristikash të domosdoshme për gjenerimin e ideve dhe në përfundim një plan biznesi bindës. Sfida IDEA kombinon trajnim për zhvillim biznesi, këshillim dhe mentorim. Metodologjia CEFE do të përdoret për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. CEFE është një metodologji trajnimi me pjesëmarrje shumë aktive dhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 70 vende në mbarë botën. Ajo përfshin përvojë teorike dhe praktike për të mbështetur zhvillimin e ideve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.

Me kombinimin e Trajnimeve për Zhvillim Biznesi, bashkë me këshillim dhe mentorim, “Sfida IDEA” është dizenjuar si një konkurs në katër faza dhe në çdo fazë identifikohen pjesëmarrësit më të suksesshëm.

32 finalistë do të përzgjidhen për të prezantuar idetë e tyre të biznesit para një Jurie profesionale të pavarur, të përbërë nga përfaqësues nga institucione private, publike dhe financiare.

Çdokush që merr pjesë në trajnimet IDEA merr certifikatën e Konkursit të Planeve të Biznesit IDEA dhe ka qasje të privilegjuar në skemën e Granteve IDEA.

Gjatë vitit 2018, më shumë se 400 sipërmarrës të rinj morën pjesë në trajnimet e Sfida IDEA të zhvilluara paralelisht në 7 qytete në Shqipëri: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës, Vlorë, Fier dhe Korçë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur kanë mësuar gjatë 10 ditëve trajnimi me pjesëmarrje të lartë, të ndarë në 5 module, dhe më shumë se 2 muaj këshillim dhe mentorim se si të zhvillojnë një biznes.

Më shumë se 175 persona janë angazhuar në përpunimin e 140 planeve biznesi për finalizimin e të cilave, secili pjesëmarrës është këshilluar individualisht.

40 pjesëmarrës u përzgjodhën dhe përfituan nga takime mentorimi me biznesmenë të suksesshëm vendas dhe të huaj gjatë tri fundjavave në forma të ndryshme.

16 Finalistët fituan aftësi praktike prezantimi gjatë aktivitetit të përgatitor me ekspertin e prezantimit. Ata prezantuan para anëtarëve të jurisë dhe partnerëve të tjerë, engjëjve të biznesit, etj, për t’i bindur ata për IDEA-n dhe planin e tyre të biznesit. 5 Fituesit e Sfidës IDEA marrin automatikisht IDEA Grant. Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane dhe partnerët e IDEA u bashkuan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Shumë nga partnerët e IDEA-s ofruan mbështetjen e tyre edhe për finalistët e tjerë.

Komentet nga pjesëmarrësit janë shumë pozitive dhe ata shprehen se janë të lumtur për kuadrin e të gjitha aktiviteteve në secilën fazë.

 

Çfarë planifikohet për vitin 2019?

Sfida IDEA e ka hapur fazën e aplikimit deri më 27 Janar 2019. Moduli i parë i trajnimit do të zhvillohet paralelisht në 12 grupe në të gjithë Shqipërinë me 600 pjesëmarrës duke mbuluar tema të tilla si aftësitë dhe karakteristika sipërmarrëse, gjenerimi dhe përzgjedhja e ideve, angazhimi i punës në ekip, etj. Trajnimi për kompetencat të avancuara biznesi do të vazhdojë me 2 module për Planin e Biznesit dhe Planin e Financiar në 4 qytete me 180 pjesëmarrës të përzgjedhur. Temat e që përfshihen do të jenë në planifikimin e biznesit, Lean Canvas, treguesit kryesorë dhe aktivitetet bazë, kuptimi i mirë i tregut dhe elementëve të rëndësishëm, si të planifikoni me buxhet dhe të menaxhoni financat, si dhe mbi Inovacionin.

Sipërmarrësve të rinj  do t’u ofrohet këshillim individual për të përpunuar planin e tyre të biznesit. Me certifikatën e trajnimit IDEA dhe një plan biznesi të punuar plotësisht ata janë gati të aplikojnë për IDEA Grant dhe burime të tjera financiare.

40 pjesëmarrësit më të mirë të përzgjedhur do të përfitojnë nga përvoja dhe dituria e mentorëve. Biznesmenët e suksesshëm shqiptarë dhe të huaj do të jenë në dispozicion në fundjavat “Takim me Mentorin“, takim ballë për ballë dhe nëpërmjet telefonit për të mbështetur përpunimin e planit të biznesit.

16 idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura si Finalistë do të marrin pjesë në seminarin përgatitor për të rritur aftësitë e tyre të prezantimit. Finalistët do të prezantojnë para anëtarëve të jurisë dhe partnerëve të tjerë të IDEA-s për t’i bindur ata për IDEA-n e tyre të biznesit dhe Planin e Biznesit. 5 Fituesit e Sfida IDEA do të fitojnë automatikisht IDEA Grant.

Në bashkëpunim me ofruesit privatë të Arsimit Profesional, IDEA ka ofruar trajnime për rreth 50 persona që ndjekin kurset e arsimit profesional.

Për më tepër mbi projektin IDEA dhe aktivitetet e saj, jeni të ftuar të shikoni videot më poshtë dhe të shikoni Blogun/median tonë sociale.


Videos