Koha juaj është e kufizuar, mos e shpërdoroni duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u bllokoni nga dogma, është të jetosh rezultatin e të menduarit të të tjerëve. Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.
Një mundësi unike për të rritur aftësitë tuaja sipërmarrëse dhe të biznesit!
FAZA I Trajnim për aftësitë bazë sipërmarrëse
Detajet e Programit:
Moduli 1: Koha për të filluar
Kohëzgjatja 2.5 ditë
- Aftësi prezantimi, krijim i ekipit
- Identifikimi i problemeve, gjetja e zgjidhjeve dhe zhvillimi i prototipeve
- Mjetet dhe rregullat e krijimtarisë, krijimi dhe përzgjedhja e idesë
- Informacion ligjor mbi biznesin
- Kompetencat sipërmarrëse: personaliteti i sipërmarrësit, vetëbesimi, gjetja e mundësive, marrja e rrezikut të moderuar, vendimmarrja, strukturat e biznesit dhe aspekte ligjore, këmbëngulja, mjetet dhe rregullat e krijimtarisë, krijimi dhe përzgjedhja e ideve, marrja e përgjegjësisë, angazhimi në punën në grup.
FAZA II Aftësi të Avancuara për Biznesin
Moduli 2: E ardhmja nuk është një rastësi
Kohëzgjatja 2,5 ditë
- Lean Canvas – Zgjidhje e problemeve, treguesit kryesorë matës,
- Aktivitetet kryesore dhe burimet kryesore,
- Marrëdhëniet me klientët,
- Aftësitë menaxheriale dhe udhëheqëse, puna në ekip,
- Organizimi i biznesit, efektiviteti, menaxhimi i cilësisë,
- Përgatitja dhe prezantimi i planit të biznesit
- Pjesa e tregut dhe studimi i tregut, marketingu miks,
- Inovacioni
Kampi i këshillimit
- Kohëzgjatja 2,5 ditë
- Kampi i këshillimit, është një aktivitet 2,5 ditor ku ekspertët dhe sipermarrës të rinj bëhen bashkë për të diskutuar ekonominë e përbashkët dhe të ardhmen e punës.
- Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në workshop, punë në grupe, seanca të dedikuara këshillimi, bashkëpunim të hapur, njohje dhe shumë mundësi të tjera për të rritur biznesin e tyre.
Moduli 3: Gjuetia për para
Kohëzgjatja 2,5 ditë
- Menaxhimi financiar: shpenzimet, plani financiar dhe i investimeve,
- Pasqyrat financiare: fitimi dhe humbja, rrjedha e parasë, bilanci,
- Përcaktimi i produktit minimal të qëndrueshëm
- Financime alternative
FAZA III Takim me mentorin
Detajet e Programit:
Biznesmenë të suksesshëm shqiptarë ose të huaj do të ofrojnë për dy muaj eksperiencën, dijet dhe njohuritë e tyre teknike për të mbështetur dhe fuqizuar pjesëmarrësit e përzgjedhur në një marrëdhënie të veçantë. Mentorimi do të përshtatet duke u bazuar në sfidat dhe nevojat specifike të pjesëmarrësve.
FAZA IV Panairi i Tregut / Juria Finale
Aftësi praktike prezantimi
Kohëzgjatja 2,5 ditë
- Të bindësh të tjerët për IDEA-n dhe planin tuaj të biznesit
- Elementet kryesore të të folurit në publik
- Struktura, dhe përmbajtja e mashtrimit
- Ushtrime të aparatit të frymëmarrjes