SI TË BËHESH FINALIST?

Pas çdo faze, IDEA do të përzgjedhë pjesëmarrësit më të mirë dhe do t’i ftojë të vazhdojnë:

FAZA 1:
gjithsej 400 pjesëmarrës në 6 rajone

FAZA 2:
gjithsej 180 pjesëmarrës në 6 rajone

FAZA 3:
Mentorimi i 40 pjesëmarrësve

FAZA 4:
gjithë finalistët do të prezantojnë para Jurisë

SA KUSHTON?

Trajnimi ne Sfidën IDEA është pa pagesë.

Dreka dhe pushimet e kafes janë të përfshira për të gjithë pjesëmarrësit gjatë trajnimeve. Nëse banoni larg vendeve të seminarit, do t’ju ofrohen falas akomodimi në hotel të thjeshtë dhe një kupon i vogël për kostot e transportit.

Nëse coaching/këshillimi dhe/ose mentorimi zhvillohen larg qytetit tuaj të banimit, do të merrni kupon për kostot e transportit.

KUSH MUND TË APLIKOJË

Femra dhe meshkuj që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës apo me biznese që nuk kanë më shumë se 3 vjet që operojnë dhe që synojnë t’i zgjerojnë, janë të ftuar të regjistrohen për fazën e parë: trajnimin për sipërmarrjen në shkallë të gjerë. Thjesht dërgoni aplikimin tuaj për IDEA-n përmes formularit tonë të aplikimit online.

Aplikoni