Koha juaj është e kufizuar, mos e shpërdoroni duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u bllokoni nga dogma, është të jetosh rezultatin e të menduarit të të tjerëve. Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.

Steve Jobs

Një mundësi unike për të rritur aftësitë tuaja sipërmarrëse dhe të biznesit!

FAZA I Trajnim për aftësitë bazë sipërmarrëse

Detajet e Programit:

Moduli 1: Koha për të filluar
Kohëzgjatja 2.5 ditë

  • Aftësi prezantimi, krijim i ekipit
  • Identifikimi i problemeve, gjetja e zgjidhjeve dhe zhvillimi i prototipeve
  • Mjetet dhe rregullat e krijimtarisë, krijimi dhe përzgjedhja e idesë
  • Informacion ligjor mbi biznesin
  • Kompetencat sipërmarrëse: personaliteti i sipërmarrësit, vetëbesimi, gjetja e mundësive, marrja e rrezikut të moderuar, vendimmarrja, strukturat e biznesit dhe aspekte ligjore, këmbëngulja, mjetet dhe rregullat e krijimtarisë, krijimi dhe përzgjedhja e ideve, marrja e përgjegjësisë, angazhimi në punën në grup.
Shiko Detajet

FAZA II Aftësi të Avancuara për Biznesin

Moduli 2: E ardhmja nuk është një rastësi
Kohëzgjatja 2,5 ditë

  • Lean Canvas – Zgjidhje e problemeve, treguesit kryesorë matës,
  • Aktivitetet kryesore dhe burimet kryesore,
  • Marrëdhëniet me klientët,
  • Aftësitë menaxheriale dhe udhëheqëse, puna në ekip,
  • Organizimi i biznesit, efektiviteti, menaxhimi i cilësisë,
  • Përgatitja dhe prezantimi i planit të biznesit
  • Pjesa e tregut dhe studimi i tregut, marketingu miks,
  • Inovacioni

Kampi i këshillimit

  • Kohëzgjatja 2,5 ditë
  • Kampi i këshillimit, është një aktivitet 2,5 ditor ku ekspertët dhe sipermarrës të rinj bëhen bashkë për të diskutuar ekonominë e përbashkët dhe të ardhmen e punës.
  • Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në workshop, punë në grupe, seanca të dedikuara këshillimi, bashkëpunim të hapur, njohje dhe shumë mundësi të tjera për të rritur biznesin e tyre.
Shiko Detajet

Moduli 3: Gjuetia për para
Kohëzgjatja 2,5 ditë

  • Menaxhimi financiar: shpenzimet, plani financiar dhe i investimeve,
  • Pasqyrat financiare: fitimi dhe humbja, rrjedha e parasë, bilanci,
  • Përcaktimi i produktit minimal të qëndrueshëm
  • Financime alternative
Shiko Detajet

FAZA III Takim me mentorin

Detajet e Programit:

Biznesmenë të suksesshëm shqiptarë ose të huaj do të ofrojnë për dy muaj eksperiencën, dijet dhe njohuritë e tyre teknike për të mbështetur dhe fuqizuar pjesëmarrësit e përzgjedhur në një marrëdhënie të veçantë. Mentorimi do të përshtatet duke u bazuar në sfidat dhe nevojat specifike të pjesëmarrësve.

Shiko Detajet

FAZA IV Panairi i Tregut / Juria Finale

Aftësi praktike prezantimi
Kohëzgjatja 2,5 ditë

  • Të bindësh të tjerët për IDEA-n dhe planin tuaj të biznesit
  • Elementet kryesore të të folurit në publik
  • Struktura, dhe përmbajtja e mashtrimit
  • Ushtrime të aparatit të frymëmarrjes
Shiko Detajet